Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ishte “i vendosur të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin “, në një takim me kabinetin e tij të sigurisë të dielën, ku aii u zotua “të mbajë një rregull të thjeshtë: kushdo që na lëndon – ne e lëndojmë atë”.

“Këtë mëngjes ne zbuluam përgatitjet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit, ne udhëzuam IDF-në (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) që të veprojnë në mënyrë proaktive për të hequr kërcënimin”, tha ai, raporton CNN.

Netanyahu shtoi se IDF-ja që atëherë “po vepronte fuqishëm për të penguar kërcënimet” dhe tha se forcat “shkatërruan mijëra raketa që synonin veriun e vendit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume