Tashmë po realizohen pagesat e mjeteve financiare që qytetarët marrin çdo 3 muaj nga skenimi i kuponëve fiskal, respektivisht nga “TVSH-ja ime”. Deri në fund të kësaj jave pritet të përfundojë pagesa për periudhën prill-qershor.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur urdhërpagesa për afro 450 mijë qytetarë.

“Pagesa vijon edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë për qytetarët”, thonë mes tjerash nga DAP.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume