Më datë 25.08.2024, në ora 20:00, në SPB Shkup është raportuar se përballë një objekti banesor në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekuri I.F (66) nga Shkupi.

Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa hetim ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume