Kylie Jenner po “shkëputet tepër” nga rrethi i saj i ngushtë, sipas burimeve që pohojnë se milionerja preferon të kalojë gjithë kohën me të dashurin e saj Timothee Chalamet.

Themeluesja e brendit Kylie Cosmetics dhe aktori i njohur e kanë mbajtur lidhjen e tyre nën radar, pasi u lidhën për herë të parë së bashku në prill të vitit 2023, shkruan DailyMail.

Gjatë asaj kohe, burimet e brendshme kanë zbuluar se Kylie ka filluar ngadalë të tërhiqet nga rrethi i saj më i gjerë shoqëror dhe është shndërruar në një person që qëndron vetëm në shtëpi.

“Kylie po shndërrohet sikurse vëllai i saj Rob, ajo po zgjedh të qëndrojë në shtëpi në pjesën më të madhe”, zbuloi një burim.

“Për Kylien është familja e saj, fëmijët e saj dhe më pas padyshim që ka dëshirë që të qëndrojë me Timothee”.

Milionerja siç duke ka humbur të gjithë interesin për të mbajtur paraqitjet me miqtë e industrisë.

“Koha për të dalë dhe për të bërë miqësi në Hollywood ka mbaruar për të. Ajo është 27-vjeçare, por është bërë si 70-vjeçare”.

“Ajo se çfarë i konvenon asaj është se shpenzon kohë jashtë vetëm kur ka nevojë. Kylie është shumë e zënë me lidhjen e saj, e sidomos për faktin se është nënë dhe një biznesmene”, deklaroi mes tjerash një burim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume