Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) sot informoi se sistemet e-PDD, e-Shërbime tatimore dhe TVSH-ja ime janë në funksion.

“Aktivitetet rreth shërbimeve të sistemeve e-PDD dhe e-Shërbime tatimore që DAP i ka filluar dje pas orës 16:30, kanë përfunduar me sukses dhe tatimpaguesit mund të vazhdojnë të përdorin shërbimet përmes këtyre sistemeve të ofruara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Falenderojmë të gjithë qytetarët dhe taksapaguesit për mirëkuptimin”, thuhet në kumtesën e DAP-it.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume