Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev vizituan Njësinë Rajonale të MBPEU-së në Strumicë, ku sot janë ndarë mbi 4.500 kartela për naftë të “gjelbër” me vlerë mbi 39 milionë denarë.

“Prej sot janë shpërndarë kartelat e gjelbërta të naftës. Ministria ka ndarë 493 milionë denarë me të cilat do të mbulohen shpenzimet për naftën e ‘gjelbër’ për 46.000 bujq”, theksoi Tripunovski.

Ai paralajmëroi se kjo masë do të pësojë disa ndryshime vitin e ardhshëm për ta bërë më efektive. Sipas Tripunovskit, masa duhet të rishikohet për të pasur efekt të plotë ndaj prodhimit bujqësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume