Çrrënjosja e korrupsionit si problem aktual dhe akut është një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë dhe për këtë arsye është i mirëseardhur çdo propozim që lidhet me mundësinë për të ulur korrupsionin, përfshirë edhe propzimin e kryeministrit për vendosjen e linjës për raportimin e korrupsionit, vlerësoi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

“Megjithatë korrupsioni është problem, i cili është shumë i përhapur, në të cilin duhet të përfshihen mbi të gjitha një numër i madh organesh, para së gjithash, mendoj të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit për Parandalim të Korrupsionit”, tha Minçev në përgjigjen e pyetjes – kur do të funksionojë linja e paralajmëruar në Qeveri për raportimin e korrupsionit, dhënë në pushim të diskutimit publik të sotëm për propozim-ligjet për zyrtarët administrativë në BNJVL.

Ai theksoi se e gjithë ajo që po ndodhë si prioritet i Qeverisë dhe aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kontribuojë në uljen e konsiderueshme të korrupsionit.

“Ky është proces i cili zgjat, asgjë nuk mund të ndodhë brenda natës, por fokusimi i Qeverisë dhe i kryeministrit ndaj këtij problemi është një nga mjetet të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, theksoi Minçev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume