Një rrëshqitje dheu, e shkaktuar nga shirat monsun, goditi një shtëpi në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave.

Shumica e viktimave janë fëmijë, tha një zyrtar i ekipeve të shpëtimit.

Shërbimi i Emergjencave tha se incidenti ka ndodhur gjatë natës në provincën Khiber Paktunkva.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të nëntë fëmijëve, dy grave dhe një burri.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shirat e furishëm, që kanë nisur muajin e kaluar, mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Pakistan.

Që nga 1 korriku, mbi 275 njerëz kanë vdekur në incidente të lidhura me shirat në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume