Një 24 vjeçare ka vdekur dhe një foshnje është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në Itali.

Sipas mediave italiane, në lidhje me rastin është arrestuar një shqiptar, pasi rezultoi se po drejtonte veturën nën efektin e drogës dhe alkoolit ndërsa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident, transmeton albinfo.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnate, kur automjeti i drejtuar nga i riu është përmbysur për shkak të shpejtësisë së madhe.

Në makinë ndodhej edhe partnerja e tij 24-vjeçare, djali i tyre pak muajsh, së bashku me motrën e tij.

Makina u përmbys disa herë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares, ndërsa dy të tjerët nuk janë në gjendje kritike, por po marrin kujdes shëndetësor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume