Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën të përfundojë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi nga Gaza, ndërsa trupat e gjashtë prej atyre që u morën më 7 tetor u sollën në shtëpi.

“Është tepër vonë për të rrëmbyerit që u vranë me gjakftohtësi. Të rrëmbyerit që mbeten në robërinë e Hamasit duhet të kthehen në shtëpi,” tha ai në platformën e mediave sociale X, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.