Me datë 03.09.2024 në ora 17:20 në Stacionin Policor të Gostivarit, S.Z. (61) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 15:45 në rrugën ,,Mara Ugrinova”, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku ka ndodhur një përleshje fizike mes tij dhe personit Q.M. nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresë përkatëse.TS