Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë në Prishtinë se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj përkundër se i njëjti e kishte të ndaluar me urdhër mbrojtës ta kontaktojë viktimën.
Policia bën të ditur në raport se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv.