Më datë 04.09.2024, në ora 21:20, në rrugën ,,Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë privuar nga liria personin B.J.(35) nga Gostivari. Ai dyshon se rreth orës 16:30 ka sulmuar fizikisht personin A.A. (29) nga Republika e Shqipërisë, i cili ishte duke bërë lyerje në shtëpinë e tij, pas së cilës i ka mbyllur derën dhe nuk e ka lejuar që të largohet. B.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume