Me datë 05.09.2024, në ora 15:15, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.M. (23) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Më pas, efektivët e policisë kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, ku u gjetën tre qese me gjithsej rreth 150 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale. L.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume