Me datë 06.09.2024 në ora 00:50 në rrugën ,,Bregu i Vardarit”, zyrtarë policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin D.A. (21) nga Gostivari. Ai në orën 00:00 në DPB Gostivar është raportuar nga personi A.B. (20) nga Gostivari se me datë 05.09.2024 rreth orës 22:45 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me send të mprehtë. D.A. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume