Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mutsunski dhe Ministrin e Çështjeve Evropiane Orhan. Murtezani do të jetë për një vizitë pune në Bruksel.

Në Bruksel, kryeministri Mickoski së bashku me liderët nga Ballkani Perëndimor do të marrë pjesë në drekën e organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Më pas, kryeministri Mickoski do të ketë takim edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kryeministri Mickoski do të ketë takim edhe me komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varheji.

Gjithashtu është planifikuar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) Gert Jan Kompan.

Ky takim diplomatik i kryeministrit Mickoski ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të mëparshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Takimet do të mbulojnë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, përafrimin e reformave me standardet evropiane, sundimin e ligjit dhe luftën e pakompromis të qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume