Me datë 18.09.2024, në ora 20:20 në Tetovë, në rrugën ,,Iliria”, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A.(46) nga Tetova, pasi që i është gjetur dhe konfiskuar kokainë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes në ngarkim të tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS