Përkushtimi i qeverisë së re për anëtarësim të shpejtë të vendit në BE u theksua edhe një herë në takimet e sotme me zyrtarë të lartë të BE-së, tha ministri për Çështje Evropiane Orhan Muetezani, i cili e shoqëroi kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel.

“Këtë e dëshmuam me faktin se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është ndër prioritetet e para në programin e qeverisë, por edhe me miratimin e shpejtë të agjendës së reformave, e cila është pjesë e Planit të Rritjes”, tha Murtezani.

Sipas tij, ky Plan për rritjen e Ballkanit Perëndimor, i propozuar nga Komisioni Evropian, paraqet një kornizë përmes së cilës BE i trajton vendet e rajonit në mënyrë të ngjashme sikur të ishin anëtare të BE-së, duke pasur parasysh se shuma e fondeve që do të vihen në dispozicion të tyre është në një nivel gati 90 për qind të asaj që marrin vendet e bllokut.

“Nëse i shtohen zhvillimet gjeopolitike dhe prioriteti i BE-së në politikën e zgjerimit, mendoj se është një moment i shkëlqyer që ne si vend të ecim shpejt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Murtezani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume