Me datë 21.09.2024 në ora 16:30 dhe në ora 17:00 në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat H.I (56) dhe A.K (43), të dy nga Gostivari, për shkak të bazave të dyshimit se janë autorë të një vjedhjeje të denoncuar nga N.I. (43) nga fshati Dobërdoll, gjatë së cilës janë vjedhur disa pajisje pune. Gjërat e vjedhura janë gjetë dhe iu kthyen pronarit. H.I. dhe A.K. po mbahen në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.