Nesër, më 24 shtator shënohet përvjetori i parë i sulmit terrorist serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë dhe rreshteri, Afrim Bunjaku.

Por, a do të ketë një sulm të tillë përsëri?

Lidhur me këtë kanë folur analistët politik dhe njohësit e sigurisë, të cilët thonë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Kosova ka marr mësimin e saj dhe është në gjendje gatishmërie gjithmonë, njofton Klankosova.tv.

“Nesër bëhen një vit që kur u ndryshua në total, aspekti i sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe kurrë më Kosova nuk do të jetë sikur ka qenë më 23 shtator të vitit të kaluar. Kjo është datë ku Kosova ka marr mësimin më të madh në aspektin e sigurisë”, u shpreh në “Kosova Today” Arben Dashevci, ekspert i sigurisë.

Ndërsa analisti politik, Jeton Halimi thotë se ‘disa kolegë të tjerë kanë thënë se do të përsëritet Basnjka. Ia kanë fut kotë. Mbyllja e manastirit ka qenë me vend, për shkak të largimit të rrezikut për ndonjë sulm”.