Edhe përkundër deklaratave të VLEN dhe të qeverisë se është ndaluar veprimtaria e bixhozit online në vend, kompania “Megawin” vazhdon të operojë në Maqedoni. Arbër Ademi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se qeveria e re mori licencat e kompanive të tjera, dhe i mundësoi monopol kësaj kompanie.

“Edhe ajo kompani që ka mbetur ta ushtrojë veprimtarinë, është kompani serbe, apo? Megawin e ka emrin kompania. Dje thanë i mbyllëm, ne i shohim gjithandej, kazinotë janë edhe në shtëpi. Se dikujt i kanë mundësuar tash monopol, ia kanë eliminuan edhe konkurrencën, që të jenë vetëm ata adresa ku do të munden qytetarët, fatkeqësisht, të bëhen pjesë e lojërave të fatit”, theksoi Ademi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume