Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

E para e shtetit do të ketë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, teksa do të marrë pjesë edhe në edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.

“Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Osmani, vizitën zyrtare në Gjermani me ftesë të Steinemierit e pati realizuar në shtator të vitit 2021, ku ishte pritur me nderime ushtarake.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume