Shkëndija U 13 nën drejtimin e Gayur Rexhep pas triumfit të thellë ndaj Rabotniçkit kthehet të luajë ndeshjen e radhës kundër Makedonia Gjorçe Petrov këtë fundjavë informon Tetovasot.

Ndeshja do të luhet në transfertë ndërsa skuadra kuq e zi e përbërë nga shumë lojtarë cilësorë ,janë optimist për një tjetër rezultat pozitiv.Ata janë stërvitur me shumë intensitet gjatë gjithë javës ndërsa të mërkurën ata zhvilluan edhe një ndeshje kontrolluese.
Poashtu një tjetër gjeneratë e shkëlqyer ajo e 2010 që drejtohet nga Ibraim Luma do të kenë poashtu përballje në të njëjtën ditë me Makedonia Gjorçe Petrov.Edhe kjo gjeneratë me plot lojtarë klasi dhe rezultate të shkëlqyera zhvilluan të mërkurën një përballje kontrolluese dhe e presin të përgatitur sfidën e radhës në kryeqendër.TS