Luis Enrique ka qenë edhe një herë protagonist në konferencë për shtyp.

Pas humbjes nga Arsenali me rezultat 0:2 në Ligën e Kampionëve mbrëmë, trajneri i Paris Saint-Germainit u fjalos me një gazetar të Canal+, duke iu përgjigjur në mënyrë arrogante një pyetjeje të tij.

“Nuk e kam ndërmend të t’i shpjegoj taktikat e mia, sepse nuk do t’i kuptoje”, deklaroi trajneri spanjoll.

Ish-trajneri i Barcelonës më pas e analizoi lojën.

“Nuk arritëm të garonim me nivelin e tyre, ata e merituan ta fitonin lojën. Ishin superiorë ndaj nesh nga minuta e parë. E kishim për kundërshtar njërin prej ekipeve më të mira, edhe në rastet kur topi ishte joaktiv. Goli i dytë ishte një harkim i lehtë. Të gjitha skuadrat duhet të përmirësohen, përfshirë këtu edhe atë tonën”, deklaroi më pas Luis Enrique.

“Mikel Arteta e udhëheq Arsenalin qe pesë vjet, unë e drejtoj PSG-në qe një vit e dy muaj, nuk e di se ku jemi. E kam një ide të qarta se ku dua të arrij, por nuk e di se sa kohë do të më nevojitet”, vazhdoi ai.

Trajneri spanjoll ditë më parë theksoi se do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga gjysma e rrogës së tij në kontratë vetëm për të mos iu përgjigjur gazetarëve, pra për të mos pasur punë me ta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume