Futbollisti i Manchester Cityt, Matheus Nunes është arrestuar nga policia e Madridit pasi ia vodhi telefonin celular një tifozi.

Krejt kjo ngjarje e pazakontë, që i la të gjithë gojëhapur dhe të befasuar, ka ndodhur në diskotekën “La Riviera”, njoftojnë mediat spanjolle.

Nunes i kishte kushtuar Manchester Cityt rreth 60 milionë euro, ndërsa ka përfunduar në polici pas vjedhjes që e bëri.

Tifozi 58 vjeçar kishte tentuar ta bënte një fotografi me futbollistin në tualet pa lejen e 26 vjeçarit, i cili më pas ia mori telefonin dhe nuk ia ktheu më.