Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u tha gazetarëve se deklarata e ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, se shefi i OKB-së është “person non grata” është gjithashtu “një sulm tjetër ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara që kemi parë nga qeveria e Izraelit”.

Ai tha se në 24 vitet e tij në OKB se nuk dinte që një sekretar i përgjithshëm të jetw shpallur si i tillë, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha të mërkurën se e ka ndaluar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Izrael, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj vendit.

Katz deklaroi se po e shpallte Antonio Guterres “persona non grata” dhe se ai do të pengohej që të hynte në Izrael, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume