Me datë 02.10.2024 në periudhën nga ora 13:20 deri në ora 15:40, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me inspektorët e inspeksionit të punës, inspeksionit të tregut dhe Drejtorisë së të hyrave publike, kanë kryer aksion kontroll në tre objekte afariste në rrugaën e ,,Ilindenit” në Tetovë, për zbulimin e veprave penale ,,shkelje e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta”, e dënueshme nga neni 157 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në objektin në pronësi të H.M.(49) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, janë gjetur dhe konfiskuar 665 CD- për të cilat nuk ka pasur dokumentacion përkatës, si dhe një shtëpizë kompjuteri pa dokumentacion të rregullt. Gjatë kontrollit në një objekt afarist pa firmë, në pronësi të S.K.(63) nga Tetova kuj janë gjetur dhe konfiskuar 198 CD me muyika dhe 6 DVD me filma. Ndërsa, gjatë kontrollit në një objekt afarist, në pronësi të A.I.(56) nga Reçica e Madhe janë gjetur dhe konfiskuar 44dvd disqe dhe 1293 CD disqe me këngë. Janë marrë masa dhe aktivitete adekuate nga fusha e punës së organeve shtetërore, gjatë të cilave është përpiluar procesverbal përkatës nga mbikëqyrja inspektuese.TS