Me datë 03.10.2024 në ora 14:40 në SPB Tetovë, një 29 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas denoncimit, personi ka hyrë në lokalin ku ka punuar dhe ka zgjedhur produkte për të cilat është dashur të paguaj 3050 denarë. Mësohet se me pretekstin se kishte vetëm valutë dhe duhej ti këmbente në denarë për të paguar, personi është larguar me produktet dhe nuk është kthyer më. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume