Sot (06.10.2024) në ora 04:35 në Policinë e Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-s.Sërmnovë në urën afër fshatit Bellovisht automjet ,,Hyundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M (45) nga R. e Turqisë, ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi, ndërsa pasagjerët e tij I.N. (22) dhe O.T. (23), nga Republika e Turqisë, janë konstatuar me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i DPB Gostivar.