Protestuesit opozitarë janë stacionuar për disa minuta para Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së Brendshme.

Ata kanë hedhur molotovë në drejtim të godinave duke rrezikuar edhe policët.

Pas tensioneve të krijuara në Bashkinë e Tiranës uniformat blu kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Raportohet se si pasojë e molotovëve të hedhur para Bashkisë Tiranë ka mbetur i lënduar një protestues dhe një efektiv policie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume