Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Liridon Krasniqi ka pasur një takim interesant.

Ai ka publikuar një video në “Instagram”, ku shihet duke folur me kampionin e shumëfisht botëror të boksit, Anthony Joshua.

Në bisedë e sipër u fol edhe për prejardhjen e futbollistit Krasniqi.

”Unë jam me prejardhje shqiptare, e vetmja arsye që s’më njeh është se jam më i mirë tash”, ka thënë Krasniqi.

Joshua mbeti i habitur, teksa i buzëqeshur i tha se ka menduar se është gjerman.