Me datë 07.10.2024, në ora 15:00, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personat H.K. (34) nga Gostivari, I.S (48) dhe Z.S.(49) të dy nga Banjica e Epërme. Ata janë vërejtur nga punonjësit e policisë duke prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Personat janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS