Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, ka theksuar se masat e padrejtat BE-së kundër Kosovës po e dëmtojnë popullin e saj.

Osmani tha se mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, e jo te satelitët e Putinit, duke aluduar tek presidenti serb, Aleksandar Vuqi.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Bashkimi Evropian pati vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës vitin e kaluar, pas ngjarjeve që patën ndodhur në veri të vendit në maj të vitit 2023.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume