Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së trishtë në Tiranë, ku një 36-vjeçare humbi jetën, vetëm disa ditë pas foshnjes së saj.

Në njoftimin e policisë theksohet se e ndjera është paraqitur në maternitet me komplikacione shëndetësore, ndërsa foshnja është konstatuar e pajetë.

“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36-vjeç, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë”, njofton policia.

Më pas, 36-vjeçarja ndërroi jetë, ku siç theksohet në njoftim zyrtar, shkak dyshohet të jetë bërë arresti kardio-respirator.

“Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator.”, thuhet më tej.

Për këtë rast, nuk ka pasur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve, duke mos i implikuar bluzat e bardha në këtë ngjarje. Sipas këtij versioni, rezulton se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore dhe nuk bëhet fjalë për një rast mjekimi të gabuar apo neglizhence mjekësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume