Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot po merr pjesë në samitin “Ukrainë – Evropa Juglindore” në Dubrovnik, pati takim me Borjana Krishton, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.
Mickoski në profilin e tij në Fejbuk kumtoi se në takim ka shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Qeverisë së Maqedonisë për viktimat dhe të vdekur nga stuhia në BeH.
“Ofrova ndihmë dhe ofertë të hapur për gjërat me të cilat mund të ndihmojë Maqedonia përmes mekanizmit evropian për ndihmë nga fatkeqësitë. Solidariteti është gjë e rëndësishme!”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.