Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume