Matoshi: Sot u shfuqizua Balanceri nesër Gjuha Shqipe dhe më pas Badinterin, duhet dorëheqje dhe reflektim
Shkruan Ruzhdi Matoshi
Duket qartë se Qeveria Mickovski, në mënyrën më perfide është duke instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese, për rënimin e konceptit të barazisë të ndërtuar me shumë mund në një shtet të brishtë si Maqedonia e Veriut.
Shfuqizimi i Balancuesit si një ndër mekanizmat për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ishte detyrim që buron nga Marrëveshja e Ohrit.
Me plot të drejtë lind pyetja, si t’i thuhet stop dhe të ndalet ky avaz i nisur nga kjo Qeveri, që me çdo kusht dëshiron ta kthej majorizimin dhe të prish raportet ndër etnike?
Në vitin 2008, Gjykata Kushtetuese ndërmori vendim për vlerësimin e kushtetututshmërisë së ligjit për perdorimin e flamurit shqiptar në Republikën e Maqedonisë.
Më kujtohet si sot se, hapi i parë që u ndërmor ishte dorëheqja e dy gjykatësve shqiptar në Gjykatën Kushtetuese, z.Mamut Jusufii dhe Prof. Bajram Pollozhani, të cilët me aktin e dorëheqjes, pamundësuan vepriminin e Gjykatës Kushtetuese, duke nxjer në pah funksionimin monoetnik të Gjykatës Kushtetuese, duke me ç’rast parandaluan fenomenin e majorizimit.
Sot, më tepër se kurrë, përfaqësuesit shqiptar në Gjykatën Kushtetuese Osman Kadriu dhe Naser Hajdari duhet të deponojnë dorëheqje të parevokueshme nga pozitat që mbajnë, duke i pamundësuar që e njëjta të sjell vendime monoetnike, të cilët padyshim se do të jenë kontestuese si nga faktori ndërkombtar poashtu edhe mbrenda vendit.
Për fund, vlerësoj se që nga formimi i qeverisë së re, si asnjëherë më parë vërehen tendencat nacionaliste të partisë kryesore qeverisëse e cila për çdo ditë tenton ta nëpërkëmbë dinjitetin e shqiptarëve, andaj nisur nga kjo qasje antishqiptare e Vmro-së, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, duhet pa hezitim që ta shqyrtojnë pozicionin e tyre në qeveri pse jo edhe me u largu nga qeveria Mickovski keshtu do të pamundësojnë tendencën e majorizimit, e cila shihet qartë se dëshiron ta rënoj gjithë atë përpjekje për arritjen e barazisë në shtet.
Sot, e shfuqizuan Balancuesin, nesër do ta sulmojnë gjuhën shqipe, dhe më pas Badinterin.