Më datë 09.10.2024 në ora 21:30 në rrugën rajonale fshati Pirok-Tetovë, afër fshatit Palçisht i Poshtëm, zyrtarë policorë nga NJP Kamnjan, kanë privuar nga liria personat M.A. (21) dhe E.S. (22), të dy nga Bogovina dhe L.I. (20) nga fshati Siniçan. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me të cilin ishin transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtrimi përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume