Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29) i cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume