Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia Jote”, Nikolla Micevski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani.

Duke i uruar punë të suksesshme ambasadorit të ri të Shqipërisë, koordinatori Micevski shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve fqinje dhe besimin se ambasadori do të japë kontribut të rëndësishëm në thellimin e ardhshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Meidani tha se Shqipëria është e përkushtuar për aspiratën e përbashkët për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, si dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të nxitjes së reformave dhe proceseve demokratike.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen ide dhe mënyra të reja për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe faktin se të dyja vendet ndajnë vlera dhe kontribut të përbashkët në bashkëpunimin rajonal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume