NP “Komunalec” njofton se uji në qytetin e Gostivarit është i sigurt për pije.

“Sipas informacionit të analizave nga laboratori i Institucionit për Shëndet Publik – Shkup mbi gjendjen bakterologjike dhe fiziko-kimike të ujit, është konfirmuar se uji në qytetin tonë është i sigurt për pije”, thuhet në njoftimin e NP “Komunalec” – Gostivar.

Para disa ditëve nga “Komunalec” njoftuan se uji në qytetin e Gostivarit nuk është i sigurt për pije dhe u rekomanduan qytetarëve që të mos e konsumojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume