Mëngjesin e sotëm në orën 04:48 një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në verilindje.

Intensiteti në epiqendër vlerësohet në shkallët V-VI të shkallës MercallI dhe u publikua në faqen e internetit të Institutit Sizmologjik Republikan bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara automatikisht.

Tërmeti në Vranjë me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume