70 persona kanë vdekur nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Kjo për rtv21.tv u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili tha se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, ka thënë ai.

Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume