Kancelari gjerman Olaf Scholz ka falënderuar publikisht Kosovën për heqjen e masave ndaj mallrave serbe.
Sipas tij, ky është një vendim i mirë, i cili e ka zhbllokuar marrëveshjen e CEFTA-s.
Kështu raporton gazetari i Klan Kosovës Besnik Tahiri në një lidhje direkte, i cili po qëndron në Samitin e Procesin e Berlinit, i cili po mbahet në nder të 10-vjetorit.
“Konferenca është duke u mbajtur në zyrën e kancelarit gjerman. Të gjithë mysafirët që kanë ardhur nga Ballkani Perëndimor, tashmë i kanë dhënë deklaratat e tyre përfundimtare”, tregoi gazetari Tahiri.
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, nuk po merr pjesë në këtë samit, ndërsa Scholz e ka pranuar se punët mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po shkojnë siç duhet.
“Scholz e ka pranuar se punët mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po shkojnë siç duhet. Sipas tij, të dy shtetet duhet të angazhohen që të angazhohen për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit më 27 shkurt 20233, dhe aneksin e zbatimit që ishte arritur më 18 mars në vitin e kaluar, në Ohër të Maqedonisë të Veriut”, raportoi tutje gazetari i Klan Kosovës.