Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me anë të një postimi në Facebook lajmin se Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për grupkapitujt “Themeloret” me BE.

Në shkrimin që shoqëron foton e kryeministrit me një dosje në dorë, rama shkruan se ky është një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Rama ka shkruar gjithashtu se mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza sipas tij të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Kryeministri ka ndarë gjithashtu se çfarë përfshijnë këto kapituj:

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar.