Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha feston sot 80-vjetorin e lindjes.

Nga arresti shtëpia me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ndonëse është në majën e tetë dekadave, përballë ka një betejë të cilën e konsideron më të rëndësishmen e jetës së tij.

“Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashtershëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”, ka shkruar Berisha

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume