Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama tha se e marta e 15 tetorit ishte një ditë e paharrueshme për Shqipërinë.

Ai theksoi se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar.

“Me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, ka shkruar Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume