Policia ka arrestuar dy persona në raste të ndara për posedim të lëndëve narkotike.
Në Veles është arrestuar B.J. (39), ndërsa në rrugën ekspres Gradsko-Prilep është ndaluar D.M.B. (37) nga Shkupi, i cili drejtonte një automjet “Porsche” me targa bullgare. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.
TetovaSot mëson se në të dyja rastet është njoftuar Prokurori Publik dhe do të ngrihen kallëzime përkatëse.