Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 19 nëntor në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të fshatit Ramanli.

Sipas policisë, një automjet “Citroen”, i drejtuar nga P.T. (44) nga Kumanova, ka goditur N.M. (61), i cili ndodhej pranë automjetit të tij “Volkswagen Passat”, të ndaluar për shkak të një defekti.

Si pasojë, 61-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i “Citroen”-it ka marrë lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga policia.

TetovaSot sjell detajet e para mbi këtë aksident.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume