Pesë persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë natës mes 19 dhe 20 nëntorit, pasi policia u gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike.

Sipas MPB-së, në pranga përfunduan V.T. (37), A.Q. (21) nga Shkupi, N.B. (26) nga Manastiri, C.H.E. (26) nga Turqia dhe A.Sh. (49) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kontrolleve, tek ata janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë, substanca narkotike dhe marihuanë.

TetovaSot mëson se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume